Ditë me diell dhe temperatura deri në 24 gradë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 09:21

Ditë me diell dhe temperatura deri në 24 gradë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 09:21

Moti i kthjellët vijon mbizotërimin në të gjithë territorin shqiptar nga mëngjesi në mbrëmje, këtë të enjte. Vranësira të lehta do të ketë në skajin jugor dhe gjatë pasdites edhe në verilindje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë, me gati 1°C në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që dy vlerat ditore të luhaten nga 4 në 24°C.

Era vijon kryesisht e lehtë dhe deri mesatare në luginën e Drinit nga drejtimi verilindor, ndërsa nuk pritet dallgëzim në brigjet detare.