Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Emergjenca sanitare në Krujë, Alibeaj: Njerëzit po vuajnë sot, sëmundja nuk pret procedurat e Parlamentit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 10:55 | Politikë
Emergjenca sanitare në Krujë, Alibeaj: Njerëzit po vuajnë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dhe deputetja e Krujës, Merita Bakiu, dolën sot përballë kamerave, pas refuzimit të mazhorancës për të diskutuar çështjen e helmimit nga uji, pikërisht në qytetin e Krujës.  

Sipas Alibeajt, “njerëzit atje janë duke vuajtur dhe asnjë nuk po i rri afër. Dikush duhet ta ngrejë këtë zë, siç bëri kolegia ime, për ta diskutuar minimalisht në Parlament. Detyra e Parlamentit është të vendosë të gjithë institucionet nën presionin qytetar. E patë çfarë përgjigje morët? Kryetarja e Parlamentit tha mos e politizoni. Parlamenti ekziston pikërisht për këtë çështje, nuk mund  të kujtohemi pas një muaji, njerëzit sot po vuajnë, dhe nuk pret sëmundja për procedurë”.

https://a2news.com/2021/10/28/helmimi-ne-kruje-debate-ps-pd-ne-nisje-te-seances/

Nënkryetari mori “hua” një shprehje të zëvendëskryeministrit Ahmetaj duke shtuar se “shpresojmë për të gjithë ata shurdhmemec dhe të verbër të papërgjegjshëm, të marrin të gjithë  instrumentet dhe t'i ndodhen njerëzve afër, dhe të gjejnë përgjegjësit.

https://a2news.com/2021/10/27/burime-per-a2-cnn-uji-ne-kruje-sasi-e-larte-bakteriale-prani-streptokoku-dhe-e-coli/

A2 CNN Livestream

Dita jonë