Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fermerët në Shkodër: Kemi për të shitur por nuk kemi rrugë për të lëvizur

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 12:57 | Aktualitet

Panairi i vjeshtës zhvillohet në qytetin e Shkodrës për të promovuar produktet bujqësore por jo vetëm të këtij qarku. Më shumë se sa produktet, ky panair po reklamon pamundësinë e fermerëve për të komunikuar me qytetin dhe tregun.

Teksa bisedon me fermerët që kanë zbritur me prodhimet, e kupton që disa prej tyre nuk e dinë çdo të thotë të kesh treg për shitjen e produkteve, dhe se mundësinë për të zbritur në qytet ua ka krijuar komuna për shkak të panairit.

“Vijmë nga zona e Shoshit, kemi sjellë disa produkte por jo te gjitha sepse nuk kemi transport dhe nuk mundemi, për sot na e ka mundësua Bashkia”, thotë një fermer.   

“Gjetja e tregut është shumë e vështirë, standardi i jetesës është i ulët, mundësia për tregtim është problematike sepse vijmë nga zona të thella”,  thotë një tregtare

Ndërsa të tjerë shprehen se nuk kanë mundësi të shesin, pasi nuk kanë rrugë ose kostot e transportit janë shumë të larta dhe të papërballueshme.

“Gjetja e tregut është shumë e vështirë, standardi i jetesës është i ulët dhe fuqia blerëse po ashtu, mundësia për tregtim është problematike sepse vijmë nga zona të thella”,  thotë një tregtare.

Kjo është situata e një pjese të fermerëve në veriun e vendit, ku në shekullin e 21 rruga i pengon të komunikojnë dhe të provojnë të shesin produktet e tyre. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani