Helmimi në Krujë, drejtoresha e spitalit: Janë mjekuar 150 fëmijë dhe 350 të rritur

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:48

Helmimi në Krujë, drejtoresha e spitalit: Janë mjekuar 150 fëmijë dhe 350 të rritur

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:48

Deri më sot, në Spitalin e Krujës kanë marrë mjekimin 500 qytetarë, prej të cilëve 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Konfirmimi vjen nga drejtoresha e këtij spitali, Yllka Sheta, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me helmimin e qytetarëve. Sipas saj, të gjithë kanë pasur simptoma të njëjta dhe raste të rralla kanë qenë me temperaturë, ndërsa shton se vetëm sot kanë marrë mjekim 3 pacientë.

“Simptomat janë dhimbje barku, diarre, dhimbje koke dhe raste të rralla me temperaturë. Vetëm sot kanë marrë shërbimin vetëm 3 pacientë, dy janë ende, njëri është larguar. Deri më sot 500 persona kanë marrë mjekim; 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Kjo nuk është shifër e saktë, se po evidentojmë raste që janë të përsëritura” .

Sa i përket përballimit të fluksit të këtyre pacientëve, Sheta hedh poshtë pretendimet për mungesë kapacitetesh, pasi sipas saj, pavarësisht që godina është e dëmtuar nga tërmeti, të gjithë shtretërit kanë qenë në dispozicion, po ashtu edhe medikamentet e duhura.

Spitali ka flukse, nuk është e thënë që janë për këtë gjë. Spitali edhe pse ka dëmtime nga tërmeti, është i disponueshëm për shërbimin, ka të gjithë shtretërit në dispozicion. Nuk ka pasur mungesë as në medikamente dhe as në shërbime. Pretendimet që spitali i Krujës nuk i ka kapacitet nuk e dinë se si funksionon urgjenca që pacientët marrin shërbim dhe largohen”.