Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I penduari i drejtësisë, "zbërtheu" depot e armëve në Tiranë, Jamaku dënohet për një çifte

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 19:41 | Kronikë
I penduari i drejtësisë, "zbërtheu" depot e armëve

Teksa po hetohet nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, anëtarët e dyshuar të të cilit u identifikuan dhe arrestuan falë bashkëpunimit të tij me drejtësinë, Enver Jamaku, ka marrë një dënim me burg nga Gjykata e Tiranës.

Ai është shpallur fajtor lidhur me një episod të ndodhur në shkurt të vitit 2020, që nuk ka lidhje me ngjarjen kriminale për të cilat ai u bë i “i penduar” i drejtësisë.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtari Kastriot Gramshi, Jamaku ka qenë duke qëlluar për mëllenja pranë shtëpisë me një çifte pa leje, kur një prej  një prej saçmave ka qëlluar në këmbë një fqinjin e tij.

Në përfundim të gjykimit Jamaku është fajësuar për “mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” dhe është dënuar me 4 muaj burg.

Aktualisht Jamaku po hetohet si autor i të paktën dy atentateve të dështuara me shpërthim eksplozivi në kryeqytet, atij ndaj biznesmenit Gjon Mena, në shkurt 2021 në Kamëz, si edhe ndaj Domart Konjarit në tetor 2019, ku u plagos kunati i tij, Artion Bylyku.

Pas prangosjes në shkurt të këtij viti, Jamaku pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale. Deklarimet e tij çuan në pranga 9 persona, shpallën në kërkim dy të tjerë, si edhe zbuluan gati 20 depo armatimi në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli