“Inceneratorët, një aferë financiare”, Soko: Në Fier, investitori mori 7 mln USD në vit pa bërë asgjë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 21:45

“Inceneratorët, një aferë financiare”, Soko: Në Fier, investitori mori 7 mln USD në vit pa bërë asgjë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 21:45

Eksperti i ekonomisë Pano Soko e cilësoi një mashtrim të madh çështjen e kontratave të inceneratorëve duke përfshirë këtu dhe transferta të pastra parash.

Soko tregon se skandali shpërtheu në rastin e inceneratorit të Fierit, ku ndryshe nga ajo që parashikon Partneriteti Publik Privat, investitori mori për 2 vjet 14 milionë euro nga buxheti pa ndërtuar asgjë.

“Hetimin duhet ta bëjë prokuroria. Për këtë çështje ka të paktën 5 vite që përflitet. E gjitha lindi sepse në Fier ka ndodhur absurdi. Në Fier, zotëria ka marrë sa lidhi kontratën, dy vjet rresht 650 mijë dollarë në muaj, 7 milionë dollarë në vit pa hedhur asgjë. Inceneratori në Fier i ka marrë lekët. Incenerator në Fier nuk ka. Kemi të bëjmë me një aferë financiare të pastër. Kemi transferime parash. Këtu nuk kanë ndodhur mashtrime të vogla. Janë marrë para nga buxheti i Financave dhe kanë kaluar në llogari të një kompanie pa asnjë faturë, preventive pune”, u shpreh Soko.