ISHP zbulon shkaqet e helmimit të qytetarëve të Krujës, rinis furnizimi me ujë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 19:09

ISHP zbulon shkaqet e helmimit të qytetarëve të Krujës, rinis furnizimi me ujë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 19:09

Institutit të Shëndetit Publik ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me shkaqet e helmimit të mbi 500 qytetarëve të Krujës në ditët e fundit, pas publikimit të rezultateve të analizave bakterologjike.

Nën/Drejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku bën me dije se shkaktar i ndotjes së ujit të pijshëm në Krujë ka qenë prania e bakterit enterokok

Sipas Ulqinakut kjo mendohet të ketë ardhur si pasojë e ndotjes së ujërave sipërfaqësore nga shirat e rëna para pak ditësh që janë përzjerë më pas me ujin e pijshëm të ujësjellësit.

“Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qytetarët e Krujës kanë pasur Nga analizat e para nga ISHP në një pikë të Ujësjellësin e Krujës dhe ka rezultuar se ka pasur prezencë të bakterit enterokok. Situata sot që ne flasim është shumë e qetë, pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në urgjencën dhe në spitalin e Krujës. Mendojmë se është një epidemi e shkaktuar nga uji, pas ndotjes së ujërave sipërfaqësor”, u shpreh Ulqinaku.

Nëndrejtori i ISHP tha se situata do të vijojë të monitorohet për të paktën një muaj deri sa të jenë të sigurt që çdo gjë të jetë në rregull.

Ndërkohë ujësjellësi i Krujës njofton nisjen e furnizimit me ujë për qytetin mbrëmjes e sotme, i cili duhet të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.