“Jeni qesharakë kur flisni për tërmetin”, Rama: Të gjithë po marrin atë që u takon

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 11:46
rama kuvend 1024x576

“Jeni qesharakë kur flisni për tërmetin”, Rama: Të gjithë po marrin atë që u takon

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 11:46

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se opozita bëhet qesharake kur flet për keqmenaxhimin e situatës pas tërmetit.

“Bëheni qesharakë kur flisni për tërmetin sepse sot, në Itali, njerëzit janë akoma nëpër rulota, 15 vite pas tërmeteve. Ndërkohë që këtu, të gjithë do të marrin atë që u takon. Mund t’i takoni vetë të gjitha familjet dhe do të shikoni se në shtëpitë e reja do të jenë më mirë sesa ishin përpara tërmetit”, tha Rama.

“Do të jetojnë në shtëpi më të mira, më të sigurta dhe në hapësira e komunitete që deri dje nuk i kishin. Shkoni edhe në Shijak e Kavajë për të parë shtëpitë dhe shkollat, që sipas jush, u mbushkan me ujë. Të jemi bashkë, në prani të ekspertëve”, shtoi kryeministri.