KQZ e Kosovës shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 09:28
kosove zgjedhjet 1024x576

KQZ e Kosovës shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 09:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpall sot rezultatin përfundimtar të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend. Ato u mbajtën, më 17 tetor dhe për nga numri i votave, fituese doli LDK e Lumir Abdixhikut me mbi 170 mijë vota.

E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 161 mijë e 283 vota.

Ndërsa vendin e katërt, e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 90 mijë e 708 vota.

“Konfirmuam edhe njëherë që jemi forcë e parë politike dhe me përkrahjen më të madhe në popull”, shkroi në një mesazh në rrjetet sociale lideri i LDK, Lumir Abdixhiku, duke përmendur faktin se do të jetë pranë elektoratit edhe më shumë se gjatë kësaj kohe.