“Një vend borxhli, është peng”. Shehi: Kemi gjithë mëngjesin që dëgjojmë replikat Rama-Basha, nuk mund të jetë pa fund

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 16:08

“Një vend borxhli, është peng”. Shehi: Kemi gjithë mëngjesin që dëgjojmë replikat Rama-Basha, nuk mund të jetë pa fund

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 16:08

Deputeti demokrat kërkoi që të kufizohet koha e replikave mes kryetarit të shumicës dhe atij të opozitës, duke marrë shembull nga debati i zgjatur këtë të enjte mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha.

“Na kanë votuar 140, nëse është për 2 vetë, ta mbyllim e të ikim, sepse nuk ka më vlerë. Kjo sallë nuk është e 2 vetëve, por e gjithë shqiptarëve”, tha Shehi.

Gjithashtu, Shehi tha se nuk duhet të jemi shumë entuziastë për borxhet që po merr qeveria. “Shumë njerëz i kam dëgjuar që shohin ëndrra me sy hapur kur thonë “do na e falin borxhin, ia falën Greqisë, çfarë e gjeti Jugosllavinë”, nga këto teoritë e kota që i thonë kokëboshët e ekonomisë”, tha Shehi.

“Një vend që është në borxhli, është peng. Nëse nuk do ta shlyejë financiarisht, do ta shlyejë politikisht, duke lëshuar sovranitetin e vet, do ta shlyejë në tavolinën e negociatave ndërkombëtare”.