Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Nuk është luftë, është sherr”, tensione mes Anglisë dhe Francës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 19:27 | Bota
“Nuk është luftë, është sherr”, tensione

Një anije peshkimi britanike, e cila po tentonte të peshkonte në ujërat territorialë të Francës, është sekuestruar nga autoritetet franceze.

Përveç këtij sekuestrimi që është quajtur “i pakuptimtë” nga Britania e Madhe, edhe një tjetër anije e vogël ka marrë një paralajmërim verbal që i ndalon peshkimin në këtë zonë.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri i Peshkimit, Annick Girardin  është shprehur se "nuk është luftë, është një sherr", në atë që duket si një paralajmërim i fortë lidhur me lejimin e anijeve britanike të peshkimit për të zbarkuar në portet franceze, nëse tensionet nuk zgjidhen.

Andrew Brown, drejtor i Macduff Shellfish, kompani e cila ka në pronësi anijen e sekuestruar, tha për Sky News se anija po përdorej si "një peng i një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme" midis dy vendeve.

Që nga Brexit, marrëdhënia mes dy vendeve ka kaluar në disa tensione të herëpashershme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani