Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përfundon pagesa 12-mujore nga qeveria për naftëtarët e Ballshit. Rafineria nuk është ndezur

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 13:45 | Sociale
Përfundon pagesa 12-mujore nga qeveria për naftëtarët e

“Në një kohë të arsyeshme, nuk mund të vë afate, rafineria do të rindizet”, deklaroi më 13 nëntor të një viti më parë kryeministri Edi Rama.

Një vit pas kësaj deklarate, nga rafineria e Ballshit nuk del ende tym. Qeveria nuk ka gjetur akoma investitorin e duhur dhe serioz për të cilin u zotuan. Gjatë kësaj kohe, naftëtarët u paguan me një rrogë mujore prej 40 mijë lekësh nga buxheti i shtetit, por kjo marrëveshje përfundon në fund të tetorit. Pas këtij afati, naftëtarët kthehen në të njëjtën pikë, dhe përpara të njëjtës derë.

Sot rafineria nuk u mundëson punësim dhe të ardhurat e tyre mujore zerohen.

“Paga e 12 u mor, nuk erdhi asnjë investitor, shpresuam që pas takimit në Fier do të kishte zgjidhje", shprehet kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.

 Pagat e prapambetura janë ende një debat i diskutueshëm. Naftëtarët akuzojnë sindikatën e vjetër duke thënë se po mbajnë peng procesin gjyqësor.

“I jemi drejtuar SPAK-ut, por asnjë përgjigje. Janë 340 naftëtarë pa marrë pagat. Gjyqet po zvarriten dhe dosjet tuaja nuk jepen nga Taf Koleci”.

Naftëtarët kërkojnë vëmendjen e deputetëve të zonës, të njëjtën vëmendje që patën gjatë fushatës elektorale.

“Ku janë 16 deputetët, pse nuk flasin? Se vijnë vetëm për vota”.

Në mungesë të një zgjidhjeje, të cilën kanë vite që e presin, naftëtarët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë reagimet e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli