Plagosen 8 persona në Shijak, ishin në karrocerinë e një automjeti

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 22:49
aksident naten 964x579

Plagosen 8 persona në Shijak, ishin në karrocerinë e një automjeti

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 22:49

Një aksident i rëndë me pasojë 8 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shijak.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:00, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një automjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes  janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.