Rama: Më 29 nëntor, hapet rruga e Arbrit. Basha: Ka kushtuar 3 herë më shumë, kjo është babëzi

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:51

Rama: Më 29 nëntor, hapet rruga e Arbrit. Basha: Ka kushtuar 3 herë më shumë, kjo është babëzi

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:51

Më 29 nëntor, në Festën e Çlirimit, do të hapet Rruga e Arbrit. Lajmin e dha Kryeministri Rama në Parlament, duke e marrë këtë projekt si shembull përse sipas tij Partneriteti Publik Privat është në të mirë të qytetarëve.

“Nuk kompleksohem fare nga çfarë thoni ju. Por faktet flasin dhe më 29 nëntor hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit, me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit, për shkak të përbërjes gjeologjike të tunelit, që ka krijuar vonesa të mirë dokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu partneriteti publik-privat. Nëse do të bëhej me buxhetin e shtetit, do të nxirrnim një tufë me para, siç keni bërë ju për ne dhe për projektet tuaja pa projekte gjeologjike”, tha Rama.

Në replikë me të, kryedemokrati Basha, pohoi se kosto e kësaj rruge rezulton 3 herë më e lartë se projekti, për shkak të hajdutërisë së Qeverisë, sipas tij. “Vendi më i varfër i Europës nuk mund ta vendosë ekonominë e drobitur nga vjedhja për projekte për të cilat fitues të vetëm janë ata që caktoni ju, jo gara. Nga 120 milionë ka shkuar në 360 milionë euro, e ti ke kurajën të vish e të na krenohesh këtu pse paguan 3 herë më shumë. Na flet këtu për befasi gjeologjike. Nuk është befasi gjeologjike, është babëzi tipike”, tha Basha.