Tenderi i uniformave të Policisë, Edlira Naqellari kërkon lirimin nga burgu

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:42
kapele e policise uniformat e policise spak akuza arrestime ne ministrine e brendshme 1024x576

Tenderi i uniformave të Policisë, Edlira Naqellari kërkon lirimin nga burgu

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:42

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, kërkon të lirohet nga burgu. Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme ka depozituar një kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Naqellari po hetohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë.

Naqellari u arrestua më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Pak ditë më parë, GJKKO vendosi të shtyjë me dy javë seancën paraprake të çështjes pas kërkesës së të pandehurve për t’u njohur me aktet e dosjes.