Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Testi hipersonik i Kinës, SHBA e shqetësuar: Thuajse një moment Sputnik

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 16:42 | Bota

Testet e armëve hipersonike të Kinës kanë tërhequr vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shefi i shtabit, gjenerali Mark Milley, i konsideroi këto zhvillime shumë shqetësuese dhe thuajse një “moment Sputnik”, për të pohuar që SHBA është mbrapa me këtë teknologji.

Duke folur për “Bloomberg”, nënvizoi se arma është një zhvillim domethënës që konfirmon një anë të arsenalit ushtarak të Kinës.

“Aftësitë e ushtrisë kineze janë më të mëdha se ai testim. Ata po zgjerohen me shpejtësi në hapësirë, në fushën kibernetike dhe në metodat tradicionale të tokës, detit dhe ajrit. Kina është në horizontin tonë në mënyrë domethenëse”, tha gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley.

Është hera e parë që Pentagoni konfirmon se është në dijeni të testit, pasi deri më tani ka refuzuar të mbajë një qëndrim zyrtar. Më herët gjatë këtij muaji, “Financial Times”, raportoi se Kina lëshoi një mjet me fuqi hipersonike në orbitën e ulët të Tokës, e cila teorikisht është e aftë të shmangë sistemet amerikane të mbrojtjes.

Shpejtësia e zhvillimit të këtij sistemi nga Kina ka surprizuar zyrtarët e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, qeveria e Pekinit ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një raketë, por për një mjet fluturues hapësinor. Gjithashtu, shton se qëllimi i testit ishte për të verifikuar ripërdorimin e teknologjisë së anijeve hapësinore, në mënyrë që të reduktohen kostot në këtë sektor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë