Xhaferraj akuza Ahmetajt: Tërmeti tregoi babëzinë e qeverisë për të përfituar nga fatkeqësia. SPAK të hetojë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 11:46
xhaferri ahmetaj 1024x576

Xhaferraj akuza Ahmetajt: Tërmeti tregoi babëzinë e qeverisë për të përfituar nga fatkeqësia. SPAK të hetojë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 11:46

Xhaferraj e akuzoi Ahmetajn se viktimat e tërmetit ishin si pasojë e masakrës urbane dhe qeveria përfitoi nga fatkeqësia. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se SPAK-u duhet të hetojë, pasi tërmeti nxori në pah babëzinë e qeverisë për të përfituar nga fatkeqësia.

“Mbani përgjegjësi shumë të rëndë dhe SPAK-u duhet të hetojë për 50 viktimat nga tërmeti. Puna e parë që bëtë ishte rrafshimi i shesheve, drejtori i legalizimeve u emërua drejtor në bashki për kodin e heshtjes. Viktimat e tërmetit i shkaktoi masakra urbane. Për çfarë flisni ju për tërmetin? Për shkollën në Sukth që rridhte pasi e inaguroi Rama, për shkollën “Shaqe Mazreku që vizitoi kryeministri dhe ishte pa leje ndërtimi. Historia juaj me tërmetin ishte një turp i paparë. Tërmeti ekspozoi një gjë; Babëzia iu çon deri aty sa të përfitoni nga fatkeqësia”.

Në përgjigje të tij, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj e ftoi deputetin demokrat të Durrësit që shkojë dhe të vizitojë shkollat dhe banesat e rindërtuara nga tërmeti.  

“Me gjithë pandeminë e rëndë ne jemi në shpejtësi të pakrahasuar me asnjë projekt tjetër publik. Shkollat janë krenaria e qytetarëve dhe prindërve. Më shumë dashuri dhe pa asnjë cinizëm ju ftoj të vizitojmë shkollat. Jam i bindur që do jesh shumë i lumtur. Të shikoni pallatet do të jeni i lumtur për familjet e Durrësit për të gjitha ato që janë ndërtuar. Në shtator të vitit tjetër do të kemi mbaruar”.

Por për Xhaferrajn, shkollat së pari duhet t’ i vizitojë SPAK ndërsa përsëriti që tërmeti nxori në pah babëzinë e qeverisë për të përfituar nga fatkeqësia.

“Do të ndjehesha krenar t’ua njihja atë meritë edhe ju. Ne shkollat i vizitojmë, por shkollat duhet t’i vizitojë dhe SPAK. Kishin për të ndërtuar 13 shkolla dhe i çuat në 29, makutëria për të përfituar nga fatkeqësia. Ku do ta vizitojmë shkollën Naim Frashëri? Tërmeti ju shpalli të aftë të babëzitur për të përfituar nga babëzia”.