Zhvillimet në PD, Bozdo: Partia ka hyrë në një fazë që duhet të shohë përtej Bashës dhe Berishës

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 20:18
Screenshot 2 16 1024x555

Zhvillimet në PD, Bozdo: Partia ka hyrë në një fazë që duhet të shohë përtej Bashës dhe Berishës

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 20:18

“PD ka hyrë në një fazë që duhet të shohë përtej Bashës dhe Berishës”. Ky ishte komenti i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Enno Bozdo për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Sipas Bozdos, edhe Sali Berisha ka një detyrim ndaj demokratëve për të shpjeguar projektin e tij që po shpalos me “Foltoren”.

“Besoj se Berisha ka detyrimin t’iu shpjegojë demokratëve projektin e tij sepse në këtë pikë e vërteta është shumë e vlefshme dhe kjo e vërtetë nuk mund të fshihet. Më mirë është kështu pavarësisht se personalisht mendoj se PD ka hyrë në një fazë që duhet të shohë përtej Bashës dhe Berishës. Basha nuk mund të jetë më kryetar me kaosin që ka shkaktuar në PD. Ky është mendimi im dhe i shumë miqve të mijë edhe kur Basha me Berishën ishin bashkë. Çdo projekt afatgjatë me Partinë Demokratike, nuk është një projekt që duhet të përfshijë domosdoshmërisht zotin Berisha. Madje dhe Berisha vetë muaj më parë e kishte përjashtuar rikthimin nga politika. Nëse e bën këtë se është i detyruar, kjo është tjetër gjë”, tha Bozdo.