48 penallti të akorduara në 100 ndeshje, Serie A vendos rekord

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:27
de ligt penallti 1024x576

48 penallti të akorduara në 100 ndeshje, Serie A vendos rekord

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:27

Serie A italiane është parajsa e 11-metërsha. Këtë e konfirmojnë shifrat, pasi në 100 ndeshje të luajtura janë akorduar 48 penallti.

Mesatarja prej 0,48 goditje nga pika e bardhë për ndeshje, nënkupton që në çdo dy takime akordohet një penallti.

Skuadra, e cila ka përfituar më tepër nga këto shifra është Napoli, me 7 të tilla në dhjetë javë. Për të bërë një krahasim, mesatarja në La Liga-n spanjolle është 0,37 penallti për ndeshje, e ndjekur nga Liga e Parë franceze dhe Bundesliga gjermane. Në Premier League mesatarja është 0,23 penallti për ndeshje, pra thuajse sa gjysma e Serie A.