Aksident në Thumanë, makina del nga rruga

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 20:41
Aksident naten Korce makina del nga rruga policia 1024x576

Aksident në Thumanë, makina del nga rruga

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 20:41

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin F. B., 65 vjeç, ka dalë nga rruga dhe tashmë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.