Berisha nga Lezha: “Foltorja, një uragan shprese”, do e përmbysë narkoshtetin e Ramës

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 17:35
29 TETOR 2021 BERISHA LEZHE frame 38594 1024x576

Berisha nga Lezha: “Foltorja, një uragan shprese”, do e përmbysë narkoshtetin e Ramës

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 17:35

Sali Berisha sulmoi sërish nga Lezha kryeministrin Rama, duke e akuzuar atë se e ka kthyer vendin në narkoshtetin e parë në Europë.

Ish-kryeministri shtoi se “Foltorja” tashmë është një uragan shprese se vendi do të ndryshojë me shpejtësi.

“Foltorja është kthyer në një uragan shprese, besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Për herë të pas 30 vitesh Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, e cila njësoj siç përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës. Ky entuziazëm vjen nga zemra juaj për të shpëtuar vendin nga aty ku e ka zhytur Edi Rama. 8 vite në pushtet, Edi Rama riktheu me shëmtinë e tyre mashtrimet e mëdha të komunistëve. Ai ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë. Qeveris me banda me krimin, ka krijuar një gjendje që nuk e ka askush në Europë”, u shpreh Berisha.