Botërori çdo dy vite? Brazili dhe Argjentina nuk do të marrin pjesë

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 12:00
messi neymar

Botërori çdo dy vite? Brazili dhe Argjentina nuk do të marrin pjesë

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 12:00

Vendet e Amerikës së Jugut kanë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në Botëror nëse ky aktivitet do të nisë të zhvillohet çdo dy vite.

Me anë të një komunikate, CONMEBOL ka zyrtarizuar qëndrimin e saj kundër risisë që kërkon të fusë FIFA, duke u shprehur se 10 anëtarët e saj nuk do të jenë pjesë e Botërorit nëse luhet çdo dy vjet.

“Nuk ka asnjë arsye, të mirë apo justifikim për ndryshimin që kërkon të promovojë FIFA. 10 vendet tona anëtare konfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në një Botëror që organizohet çdo dy vite. Ky projekt hedh poshtë rreth 100 vite traditë në futboll, duke injoruar historinë e një nga eventeve sportive më të rëndësishme në planet”, lexohet në komunikatë.

“CONMEBOL mbështet Botërorin aktual, me sistemin e tij kualifikues, sepse ka vërtetuar që është një model i suksesshëm, i bazuar në merita sportive, talent dhe punë të planifikuar”, shton më tej komunikata.

Edhe UEFA, që organizon Evropianin çdo 4 vite, është shprehur se do të kundërshtojë një Botëror që luhet çdo dy vite.