Droga tek të miturit, raporti: Përfshirja e tyre në disa pika të Tiranës

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:04

Droga tek të miturit, raporti: Përfshirja e tyre në disa pika të Tiranës

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:04

Nga nëntori i vitit 2020 e deri në tetor të këtij viti në Shqipëri ka 1320 raste të referuara në fushën e drogave.

Nga të dhënat e qendrës “Fol”, në mbështetje dhe me ambasadën e Shteteve të Bashkuara, peshën më të madhe të referimeve në polici e prokurori e zë vepra penale e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, me 711 raste.

Ajo që mbetet shqetësuese, sipas ekspertëve, është rritja e numrit të të miturve të përfshirë.

Nga ana tjetër, krimi i organizuar, i cili merret me trafikimin e drogave të forta në vendin tonë aplikon dhe kodin e heshtjes.

Sipas të dhënave statistikore, prokuroria ka vendosur për 51 për qind të rasteve mosfillim hetimesh në fushën e drogave për shkak se shumica e të ndaluarve janë përdorues të lëndëve narkotike. Nga analizat toksikologjike, masa e lejuar për një përdorues është deri në 5 miligramë.