Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Eshtrat e 37 ushtarëve grekë rivarrosen në Manastirin e Grykës së Këlcyrës

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 15:01 | Aktualitet

Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës. Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë, të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilat janë rivarrosur në këtë varrezë ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë.

Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias. Në të kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës. Ka rënë në sy pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës, Dimitris Saharidis, sekretares së çështjeve politike në Ambasadën greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, si edhe admirali Dhimitrios Milas, i cili është pjesë e komitetit të ekspertëve shqiptaro-grekë të ngritur për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë.

Rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj, pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera, qofshin këto dhe murale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani