“Foltorja” e Lezhës, Berisha: Unë dhe PD do vendosim marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 18:12
29 TETOR 2021 BERISHA LEZHE frame 89286 1024x576

“Foltorja” e Lezhës, Berisha: Unë dhe PD do vendosim marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 18:12

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Lezha se shumë njerëz janë duke e cilësuar nismën e tij “Foltorja” si anti-amerikane.

Berisha siguroi personat e pranishëm në sallë se kjo lëvizje nuk është aspak antiamerikane dhe shtoi se ai së bashku me PD do të vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA.

“Në rast se Basha, të cilin e këshilloj që kur të kujtojë Lezhën, të rrijë gjithë natën pa gjumë duke u lutur për besëprerjen e tij nëse atë vendim do ta merrte duke mbledhur këshillin kombëtar, duke e votuar, unë do të pranoja çdo vendim. Por vendimin ai e mori pyetur njeri, pasi ata që e kanë marrë peng nuk e lejonin të merrte mendimin tuaj. Sepse e dinin që ju nuk shiteni dhe jeni njerëz të lirë. Ai nuk guxoi t’ia çojë Këshillit Kombëtar. “Foltorja” nuk është kundër miqve tanë. Sali Berisha bashkë me ju do të ngrejë PD fuqishëm, do ta çojë atë në fitore. I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA. Peng kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran I tij që na etiketon ne si takime anti-amerikane janë qesharakë”, tha Berisha.