Gjiknuri pas kryesisë: PS gati për të hyrë në zgjedhje, presim dekretimin e datës nga presidenti

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 10:17

Gjiknuri pas kryesisë: PS gati për të hyrë në zgjedhje, presim dekretimin e datës nga presidenti

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 10:17

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, sekretari i përgjithshëm, Damin Gjiknuri, deklaroi se socialistët janë gati për të hyrë në zgjedhjet vendore në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta vonojë më vendimin pas publikimit të opinionit të Venecias. Ai theksoi se 45 ditë nga ky vendim, presidenti duhet të shpallë ditën e zgjedhjeve.

“Një fokus i përditshëm me strukturat e reja të partisë. Një organizim siç e kërkon koha me aspektet digjitale për të pasur organizim më të mirë. Ne gati jemi për zgjedhje të pjesshme vendore nëse presidenti do t’ i dekretojë ato. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Brenda 45 ditësh nga vendimi, presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. PS-ja ka qenë partia që fitoi zgjedhjet. Partia është fokusi kryesor dhe ajo që konkurron në zgjedhje”.

Gjiknuri deklaroi se PS-ja është gati të ulet të tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por shtoi se është herët për të folur për propozime konkrete.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka qenë bipartizan dhe besoj se shumë shpejt do vendoset ngritja e tij. Për çështje që ka traditë parlamentare PS dhe PD duhet të jenë pjesë në komision. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Ne e bëmë me PD-në kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit, jo më tani që janë në parlament dhe procesi është normal”.