Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, shtyhet për nesër vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 13:31
Gjykata e Posacme le ne burg Thoma Gellcin dhe te tjeret ish drejtori i RTSH tha se do te rikandid 1024x576

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, shtyhet për nesër vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 13:31

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi dhe të bashkakuzuarve kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, kërkoi lehtësim të masës “arrest në burg”, me pretendimin e parrezikshmërisë shoqërore dhe pamundësinë për të dëmtuar provat.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fillim të këtij muaji ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion në tendera.