Komisioni hetimor për zgjedhjet, miratohet pas 4 mbledhjesh rregullorja

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 11:43

Komisioni hetimor për zgjedhjet, miratohet pas 4 mbledhjesh rregullorja

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 11:43

Pas 4 mbledhjesh miratohet me konsensus rregullorja e brendshme e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni zgjodhi Klevis Xhoxhin si sekretar të tij, me propozim të socialistëve.

Tre mbledhjet paraardhëse janë shoqëruar me debate të shumta mes opozitës dhe shumicës, sidomos për listën e personave që do të thërriten për të dëshmuar në këtë komision, ku deputetët e PD kërkojnë edhe praninë e kryeministrit Edi Rama.

Palët ranë dakord që mbledhjet e ardhshme të zhvillohen pas orës 17:00, duke qenë se deputetët do të jenë të ngarkuar me praninë edhe në komisionet e tjera ku do të diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2022.

Vijon…