Koronavirusi në Shqipëri, 467 raste të reja, 159 të shtruar në spital

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 18:00
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, 467 raste të reja, 159 të shtruar në spital

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 18:00

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3973 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 467 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 7 qytetarë, ndërsa 427 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë,  Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.

Janë  7,561 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:, dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          467

Të shëruar në 24 orë       427

Të shtruar në spitale       159

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 3,973

Testime totale              1,301,207

Raste pozitive                184,340

Raste të shëruara           173,870

Raste Aktive                     7,561

Humbje jete                      2,909

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,871

Fier                 892

Durrës           664

Shkodër         489

Elbasan          320

Vlorë               300

Gjirokastër     246

Lezhë            200

Berat              192

Korçë              176

Kukës             134

Dibër               77