Kur Presidenti shkon te Papa! “Bisha” e Biden kryeson karvanin me 85 makina në rrugët e Romës

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 15:59

Kur Presidenti shkon te Papa! “Bisha” e Biden kryeson karvanin me 85 makina në rrugët e Romës

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 15:59

Joe dhe Jill Biden përdorën një karvan me 85 makina duke gjarpëruar në rrugët e Romës, për të mbërritur në kohë në takimin me Papa Françeskun në Vatikan. Makina e Biden, e njohur si “Bisha”, printe të gjitha mjetet e vendosura në dispozicion të presidentit amerikan. Vargu i gjatë i makinave ishte i domosdoshëm për shkak të rregullave strikte të koronavirusit në Itali, sipas të cilave brenda një makina mund të udhëtojnë vetëm 3 persona, me gjithë shoferin.

Për 75 minuta, presidenti amerikan dhe Papa diskutuan me dyer të mbyllura, ndonëse takimi ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë. Për krahasim, në vitin 2017, takimi mes Papës dhe Donald Trump zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa në vitin 2014, takimi me ish-presidentin Obama, zgjati 52 minuta.

Biden është katoliku i dytë që drejton Shtëpinë e Bardhë, para tij ishte presidenti i vrarë, John F. Kennedy. Biden i dhuroi Papës një veshje liturgjike të realizuar në vitin 1930 nga rrobaqeësi papal Gamarelli dhe u përdorur nga urdhri Jezuit i Papës në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Papa i dhuroi Biden-it një pllakë qeramike me një pelegrin të gdhendur në të, si edhe një koleksion të dokumenteve të Papës, tha Vatikani.