Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kushi mbledh rrjetet profesionale për rishikimin e teksteve shkollore

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 08:22 | Aktualitet
Kushi mbledh rrjetet profesionale për rishikimin e teksteve shkollore

Pas shqetësimeve të ngritura në lidhje me tekstet shkollore, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale për rishikimin e tyre.

"Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar".

Sipas saj, edhe pse prej disa vitesh është realizuar reforma e thellë në arsim për tekste më cilësore, Kushi thekson se puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor.

Kushi shprehet se në fokus të takimit kanë qenë edhe zhvillimi profesional i mësuesve, trajnimet e tyre të vazhdueshme, shkëmbimi i përvojave pozitive, si dhe informimi në kohë për risitë në fushën e mësimdhënies.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani