La Liga spanjolle, Enis Bardhi frenon Atletico me dy gola, Sociedad në krye

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 10:18
Bardhi 1 1024x576

La Liga spanjolle, Enis Bardhi frenon Atletico me dy gola, Sociedad në krye

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 10:18

Enis Bardhi i mohoi Atletico Madrid të ngjitej në vendin e dytë në La Liga. Ylli shqiptar nga Maqedonia realizoi dy golat e barazimit 2-2 të Levantes, përballë skuadrës së Simeones.

Në pjesën e parë, Bardhi barazoi rezultatin me penallti, pas avantazhit të madrilenëve me Griezmann, ndërsa në fundin e lojës ai shënoi sërish nga pika e bardhë, duke i siguruar ekipit të tij një pikë.

Në javën e 11-të të kampionatit spanjoll, Real Sociedad u konfirmua si surpriza e bukur e këtij sezoni. David Silva me shokë mposhtën 2-0 Celta Vigo dhe mbeten në krye të renditjes, me 24 pikë.