Largimi i hidhur dhe i “ëmbël”. Koeman, në 10-shen e trajnerëve që kanë marrë miliona dëmshpërblim pas shkarkimit

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:57

Largimi i hidhur dhe i “ëmbël”. Koeman, në 10-shen e trajnerëve që kanë marrë miliona dëmshpërblim pas shkarkimit

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:57

Vendimi i Barcelonës për të shkarkuar nga detyra trajnerin Ronald Kuman, është shoqëruar me një faturë mjaft të kripur financiare. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e ka dëmshpërblyer teknikun holandez me një shifër rreth 12 milionë euro, ndërsa në total kosto përllogaritet në 16 milionë euro.

Shpenzimi është mjaft i lart, jo thjesht duke llogaritur krizën financiare të klubit. Me dëmshpërblimin e siguruar, Kuman hyn në listën e 10 trajnerëve që i kanë kushtuar më tepër klubeve pas shkarkimit.

Listën e klubeve që kanë shpenzuar më shumë për të dëmshpërblyer trajnerët e shkarkuar e kryeson Chelsea, me 5 raste dhe plot 96 milionë euro të nxjerra nga xhepat e oligarkut rus, Roman Abramovich.

Trajneri që ka përfituar më shumë nga këto shkarkime mbetet Jose Mourinho, i cili është paguar 55 milionë euro për tre shkarkime, dy herë nga Chelsea dhe një herë nga Manchester United. Moruinho ishte në vend të dhjetë në renditje, me 11 milionë eurot e përfituara nga shkarkimi i vitit 2015, por vendi ia zuri Koeman.