Mbi 86% e të rinjve shqiptarë shprehen të gatshëm për t’u larguar, synojnë tregun ndërkombëtar

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:31

Mbi 86% e të rinjve shqiptarë shprehen të gatshëm për t’u larguar, synojnë tregun ndërkombëtar

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 16:31

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare. Ata thonë se janë gati të largohen nëse do ju jepej një mundësi pune jashtë vendit.

Sipas një sondazhi të “Deloitte”, 86,3% nga më shumës e 1 mijë të rinj të pyetur, konfirmuan se ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës.

Pagat nuk janë i vetmi motiv. 47,4 për qind e të rinjve janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.

Largimet masive të të rinjve ka filluar të shfaqin efekte në tregun e brendshme të punës. Kompanitë ankohen se nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ndërsa qeveria ende nuk ka mundur të gjejë instrumente për parandalimin e hemorragjisë së ikjeve.