Mbrojtësi kuqezi kthehet me gol pas pesë muajve jashtë fushave

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 11:39
dermaku lecce 1024x576

Mbrojtësi kuqezi kthehet me gol pas pesë muajve jashtë fushave

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 11:39

Hera e fundit që Kastriot Dermaku kishte luajtur një ndeshje, ishte 20 maji i kaluar. Gjatë pesë muajve të fundit, mbrojtësi shqiptar kaloi një kalvar dëmtimesh, të cilat e kishin mbajtur jashtë fushave.

Në transfertën e Leçes në fushën e Breshias në Serie B, Dermaku jo vetëm që u aktivizua nga stoli, por pas vetëm pesë minutave shënoi edhe golin e avantazhit të përkohshëm të ekipit të tij.

Gjithsesi, Lecce nuk e shfrytëzoi rrjetën e kuqeziut, sepse në sekondat e fundit të sfidës Brescia gjeti golin e barazimit, duke evituar humbjen.