Moti i keq në Itali, natë me stuhi dhe erë në Siçilinë lindore

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 07:57
itali moti i keq

Moti i keq në Itali, natë me stuhi dhe erë në Siçilinë lindore

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 07:57

Siçilia Lindore është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dendura dhe erërat e forta për shkak të uraganit mesdhetar ‘Medicane’ të quajtur Apollo. Stuhi të forta janë regjistruar dhe vijojnë veçanërisht në zonat e Sirakuzanos dhe Raguzës.

Mediat italiane raportojnë se reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Katanian. Situata përkufizohet “në zhvillim” dhe por për momentin nuk raportohet asnjë gjendje kritike dhe asnjë dëm nuk është raportuar për njerëz apo objekte nga Dhoma Operative e Mbrojtjes Civile Siçiliane e cila vazhdon të monitorojë situatën.

E vetmja përmbytje e raportuar është, për momentin, ajo e rrugës Priolo Gargallo që çoi në mbylljen e trafikut përgjatë rrugës shtetërore 114 pranë daljes Cava Sorciaro.

Teknikët dhe vullnetarët, në bashkëpunim me forcat e dislokuara edhe nga Bashkitë, organet ligjzbatuese, zjarrfikësit, ushtarët dhe shoqatat vijojnë të monitorojnë vazhdimisht territoret për të përshpejtuar ndërhyrjet nëse është e nevojshme.