OBSH: Pandemia, larg fundit. Rastet po rriten në Europë, duhet koordinim

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 15:13

OBSH: Pandemia, larg fundit. Rastet po rriten në Europë, duhet koordinim

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 15:13

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për koordinim global për mundjen e pandemisë së Covid-19.

Duke folur për gazetarët në Gjenevë të Zvicrës, kreu i organizatës, Tedros Adanom Gebrejesus, tha se numri global i rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi po rritet për herë të parë në dy muaj, kryesisht në kontinentin europian. Kjo, sipas Gebrejesus, është një tjetër kujtesë se pandemia është ende larg fundit: “Numri global i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 po rritet për herë të parë në dy muaj, kryesisht për shkak të rritjes së vazhdueshme në Europë që po eklipson rënien në pjesë të tjera të rajonit. Është një tjetër kujtesë se pandemia e Covid-19 është ende larg fundit. Ajo vazhdon sepse qasja e pabarabartë ndaj mjeteve vazhdon”. 

23,4 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të parandaluar të paktën 5 milionë vdekje të mundshme, sipas Gebrejesus, si dhe rreth 5,3 miliardë dollarë për ta ruajtur ekonominë globale: “Koordinimi global është e vetmja mënyrë për të mundur virusin. Forcat e tregut dhe ujditë bilaterale nuk mjaftojnë për ngushtimin e hendekut. Sot ne po publikojmë një plan dhe buxhet të ri, me kërkesën për 23,4 miliardë dollarë për përmbushjen e objektivave dhe shpërndarjen e mjeteve të nevojshme përgjatë 12 muajve në vazhdim”. 

Shefi i OBSH-së tha se liderët e shteteve të G20-s kanë aftësinë për t’u angazhuar politikisht dhe financiarisht, në mënyrë që t’i japin fund pandemisë dhe të parandalojnë kriza të reja në të ardhmen.