“Padia ime ndaj Blinken do shqyrtohet në Paris”, Berisha: Miqtë më thanë se në dosjen e tij nuk ka asnjë provë

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 17:52
29 TETOR 2021 BERISHA LEZHE frame 70753 1024x576

“Padia ime ndaj Blinken do shqyrtohet në Paris”, Berisha: Miqtë më thanë se në dosjen e tij nuk ka asnjë provë

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 17:52

Sali Berisha iu kthyer edhe njëherë çështjes për shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga Lezha, pasi përsëriti lajmin se padia e tij ndaj sekretarit amerikan Blinken në Paris është pranuar, shtoi se shumë miq që kanë parë dosjen i kanë thënë se brenda saj nuk ka asnjë provë apo fakt që e implikon.

“Duan ta paraqesin Foltoren si një interes personal të Sali Berishës, të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time ‘non grata”. Kjo është e pavërtetë. Atë vendim, duke e pasur të qartë se është  i bazuar në shpifje, Sali Berisha e mbajti personal. Padita për shpifje zotërinë që nënshkroi vendimin. Dua t’ju them se jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë time, por miq të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente dhe zero prova. Megjithatë, ftoj sekretarin e shtetit dhe këdo shtetar, institucion të mbarë botës që çdo fakt ta çojë në sallën e gjyqit”, u shpreh Berisha.