Përfshihen në aksident 3 automjete, lëndohen disa persona

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 09:46
aksidenti 1 1024x576

Përfshihen në aksident 3 automjete, lëndohen disa persona

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 09:46

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër – Bushat. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Beltojë. Në aksident janë përfshirë tre mjete, ndërkohë që ka disa persona të plagosur.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar disa persona, por sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar edhe një trafik i rënduar i mjeteve në këtë aks rrugor.