Schwarzenegger apel liderëve botërorë në prag të G20: Luftoni për mjedisin

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 09:56
arnoldi 1024x576

Schwarzenegger apel liderëve botërorë në prag të G20: Luftoni për mjedisin

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 09:56

Ata që argumentojnë se lufta kundër ndryshimeve klimatike rrezikon të dëmtojë ekonominë janë “budallenj” ose “gënjeshtarë”. Kështu është shprehur ylli hollivudian Arnold Schwarzenegger, në prag të G20-s në Romë dhe COP26, duke iu drejtuar një apel liderëve botërorë.

Në një intervistë për BBC, ish-guvernatori i Kalifornisë shprehu shqetësim të veçantë për ndotjen e ajrit dhe gazrat serrë nga anijet, duke sugjeruar se masa më efektive është blerja me zero kilometër.

“Duhet të blesh produkte vendase. Sa herë blen diçka që vjen nga jashtë, dëmton mjedisin”, tha ai.

Aktori që u bë i famshëm me sagën “Terminator” ka vite që merret me çështjet e mjedisit. Nga viti 2003, deri në vitin 2011, kur ishte guvernator i Kalifornisë, ai nisi një sërë masash në favor të energjisë së rinovueshme, duke vendosur synime për të reduktuar gazrat e shkarkimit dhe emetimet e gazrave serrë.

Gjithashtu, kohët e fundit tha se ka ulur konsumin e mishit me rreth tre të katërtat vitet e fundit. “Meqenëse ha më shumë perime dhe një dietë më vegjetariane, kardiologu im tha se arteriet e mia kanë pushuar së tkurruri”, tha ai, duke vënë në dukje se heqja dorë nga mishi nuk ishte një “sakrificë”, por një “përfitim”.