Tërmeti në Dibër, Ministria e Mbrojtjes: 16 banesa të dëmtuara

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 15:14
diber termet 1024x576

Tërmeti në Dibër, Ministria e Mbrojtjes: 16 banesa të dëmtuara

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 15:14

Ministria e Mbrojtjes dha detaje mbi pasojat e tërmetit me magnitudë 4.4 që goditi sot Qarkun e Dibrës.

Sipas autoriteteve, 16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e ditës së sotme.

5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 banesa në njësinë administrative Ostren, 3 banesa në njësinë administrative Gjoric, 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë, 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë dhe 1 banesë në njësinë administrative Zerqan.