Vrau një person, del në gjyq elektricisti që punonte si doktor

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 10:56

Vrau një person, del në gjyq elektricisti që punonte si doktor

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 10:56

Një elektricist gjerman doli të enjten në gjyq, i akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

66-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritetet, punonte si doktor, duke bërë operacione në organet gjenitale të meshkujve. Ai u mbrojt duke thënë se operacionet i ka bërë me kërkesë të pacientëve të tij.

Sipas agjencisë së lajmeve “DPA”, ai shtoi se fillimisht ofronte shërbime seksuale në internet, pasi nuk kishte të ardhura për të paguar borxhet. Më pas, kishte zgjeruar repertorin duke ofruar edhe operime në kuzhinën e shtëpisë së tij, duke u thënë klientëve se ishte doktor.

I pandehuri tregoi se ka kastruar 8 burra nga korriku i vitit 2018 deri në mars të vitit 2020. Por, mohoi përgjegjësinë për vdekjen e një burri që vdiq disa ditë pas operacionit.