25 raste të reja me koronavirus, asnjë humbje jete në Kosovë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 15:08
covid kosova 1024x576

25 raste të reja me koronavirus, asnjë humbje jete në Kosovë

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 15:08

Kosova ka regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë bëhet e ditur se kjo shifër ka dalë pas testimit të 1.801 mostrave. Nga Covid-19 janë shëruar edhe 9 pacientë ndërsa raste aktive janë 447.

Të shtunën nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa që nga muaji mars i vitit 2020 kanë humbur jetën 2.976 persona.

Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika po trajtohen 69 pacientë me COVID-19.

Ndërkaq, vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 720.000 qytetarë.