As largimi i Koeman nuk ndryshon gjë, Barcelona ngec në shtëpi

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 23:01
FC RTpWWUAYrneN 869x579

As largimi i Koeman nuk ndryshon gjë, Barcelona ngec në shtëpi

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 23:01

Largimi i Ronald Koeman nuk shërbeu që Barcelona të rikthehej te fitorja, pasi katalanasit u ndalën në shtëpi në një barazim 1-1 nga Deportivo Alaves.

Mephis Depay zhbllokoi rezultatin në të 49’, por Alaves-it iu deshën vetëm 3 minuta për të barazuar me Rioja.

Trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuán, e nisi me Sergio Aguero-n si titullar, lojtar që nuk preferohej nga Koeman, por argjentinasi u dëmtua në fund të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Coutinho.

Brazimi e lë Barcelona-n në mesin e renditjes, në vend të 9, me vetëm 4 fitore nga 11 ndeshje të luajtura deri tani në La Liga. Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad, kryesojnë renditjen e kampionatit, me nga 24 pikë secila.