Bashkia e Tiranës njofton rregullat e reja për abonetë e urbanëve

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 13:36
autobusat koronavirusi 1100x620 1 1024x577

Bashkia e Tiranës njofton rregullat e reja për abonetë e urbanëve

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 13:36

Bashkia e Tiranës ka njoftuar rregullat e reja për të gjithë qytetarët që përdorin abone.

Abonetë e përgjithshme në Tiranë mund t’i tërheqin tek kioskat e ndodhura pranë stacioneve të autobuzëve. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda abonesë është e detyrueshme vendosja e fotos së personit bashkë me emrin dhe mbiemrin e tij.

“Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

Pikat e shitjes së aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit.

Pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e mëshposhtme:

  • Kioska tek Ushtari Panjohur, rruga “Ludovik Shllaku”;
  • Kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”;
  • Kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”;
  • Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.

Vëmendje: Gjatë paraqitjes në këto pika të jeni të shoqëruar me Kartën e Studentit, si edhe foton, sipas udhëzimit nr. 3743, datë 10.07.2017 (i ndryshuar).”, njofton Bashkia e Tiranës.