Bayern harron Kupën duke vendosur një rekord historik në Bundesliga

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 17:30

Bayern harron Kupën duke vendosur një rekord historik në Bundesliga

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 17:30

Bayern Munchen fitoi 5-2 kundër Union Berlin në fushën e kësaj të fundit, duke ruajtur vendin e parë në renditje, me 1 pikë më shumë se Borussia Dortmund, që mposhti Koln 2-0.

Robert Lewandowski realizoi 2 gola brenda 23 minutash, të parin me penallti, ndërsa Leroy Sane vulosi rezultatin duke shënuar golin e tretë dhjetë minuta para mbylljes së pjesës së parë. Vendasit shkurtuan rezultatin në të 43’, por Coman dhe Muller plotësuan serinë e golave për bavarezët, duke bërë të pavlefshëm edhe golin e dytë të Union.

Përveç rikthimit të moralit pasa eliminimit në Kupë kundër Borussia Monchengladbach, rezultati e çon në 36 numrin e golave të shënuar nga Bayern këtë sezon, kur janë luajtur vetëm 10 ndeshje të kampionatit gjerman. Një rekord historik, pasi askush më parë në Bundesliga nuk e ka bërë dot këtë më parë.

Dygolëshi e shkëput gjithashtu sulmuesin polak në renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit, në kuotën e 12 golave, ndërsa ndjekësi më i afërt, Haaland, nuk luajti për shkak të një dëmtimi.