Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Befasohen studiuesit, shpendi grabitqar në rrezik zhdukjeje bën zogj pa u çiftuar

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 23:05 | Lifestyle

Studiuesit e kafshëve dhe shpendëve të egër kanë mbetur të befasuar nga zbulimi i jashtëzakonshëm që pretendojnë se kanë bërë.

Shkencëtarët në San Diego të Kalifornisë kanë zbuluar një rast të asaj që e quajnë “lindje e virgjër”, mes një specie në rrezik zhdukjeje. Bëhet fjalë për të paktën dy kondorë të Kalifornisë të cilët janë riprodhuar me sukses pa një mashkull.

Prova, sipas studiuesve është fakti që dy shpendin ishin të lidhur gjenetikisht me femrat që kishin lëshuar vezët e tyre, por asnjëri nuk kishte lidhje me ndonjë mashkull.

Fraza “lindje e virgjër” përdoret shpesh mes biologëve, por ky zbulim është i unik, sepse fenomeni është i rrallë mes shpendëve. Shkencëtarët thonë se ky zbulim ngre pikëpyetje se mos ky fenomen është i përhapur, por nuk është pikasur, edhe te specie të tjera.

Kondori i Kalifornisë është një prej shpendëve më të mëdhenj në botë dhe është në rrezik zhdukjeje. Në Kaliforni ndodhen vetëm 200 ekzemplarë që jetojnë në liri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë