Chelsea përfiton nga hapat e gabuar të Liverpool e City, shkëputet i vetëm në krye të Premier League

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 18:12

Chelsea përfiton nga hapat e gabuar të Liverpool e City, shkëputet i vetëm në krye të Premier League

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 18:12

Chelsea mundi 3-0 Newcastle në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionat, dhe duke u shkëputur me 3 pikë nga vendi i dytë në krye të renditjes se Premier League.

Dy gola nga mbrojtësi i krahut James, në të 65’ dhe 77’, si dhe një penallti e kampionit të Europës Jorginho në të 81’, i dhanë londinezëve rezultatin pozitiv, që, i kombinuar me humbjen e Manchester City dhe barazimin e Liverpool, i jep epërsinë në garën për titullin kampion, edhe pse janë luajtur vetëm 10 takime.

City u mund 0-2 në fushën e tij nga Crystal Palace, me gola të Zaha 6’, Gallagher 88’. Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për skuadrën e Pep Guardiola-s, që javën e ardhshme luan derbin me United.

Rezultat zhgënjyes edhe për Liverpool, që vinte pas triumfit historik në fushën e Manchester United javën e kaluar, ku fitoi 5-0. Pasi kaloi në epërsi të dy golave pas vetëm 24 minutash lojë, falë Henderson dhe Mane, u barazua nga Brighton me gola të Mwepu në 41’ dhe Lampetu në 66’, duke lënë dy pikë tepër të vlefshme ndaj një rivali modest.