Fotografitë unike të kafshëve të egra nga konkursi i Shoqërisë Ekologjike Britanike

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 21:34

Fotografitë unike të kafshëve të egra nga konkursi i Shoqërisë Ekologjike Britanike

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 21:34

Një imazh që fikson në detaje syrin e një pulëbardhe është fituesi kryesor i konkursit të organizuar nga Shoqata Ekologjike Britanike, për këtë vit. Sikurse kjo fotografi, edhe imazhe e tjera konkurruese shfaqin momente ose detaje unike, ndaj përzgjedhja e një fituesi, thonë organizatorët, ishte e vështirë.

Një panel gjykues, i cili përfshinte gjashtë fotografë, zgjodhi imazhe fituese nga gjashtë kategori, si dhe tetë imazhe të tjera që morën pëlqimin dhe votimin e të gjithë anëtarëve të jurisë. Fotogaleria e mësipërme, është tashmë e disponueshme në faqen online të Shoqërisë Ekologjike.