Iluzioni optik në Egjipt “copëton” Piramidën e Madhe

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 09:50

Iluzioni optik në Egjipt “copëton” Piramidën e Madhe

Përditësuar më: 30/10/2021, ora 09:50

Në artin e tij të iluzioneve optike, artisti JR ka kapur majën e një prej Piramidave të Mëdha në Kajro, Egjipt. Vepra është pjesë e një sërë skulpturash dhe instalimesh nga 10 artistë bashkëkohorë ndërkombëtarë.

Ekspozita “Forever is Now”, u shënua si ngjarja e parë e këtij lloji në Vendin e Trashëgimisë Botërore 4500-vjeçare të UNESCO-s dhe është organizuar nga Art D’Egypte, një kompani që synon të promovojë artin egjiptian me ekspozita vjetore në vendet historike.

“Ekspozita përfaqëson një bashkim të trashëgimisë antike dhe artit bashkëkohor”, thuhet në një deklaratë nga Art d’Egypte. “Ne donim të tregonim lidhjen midis historisë dhe të tashmes sonë që do të zgjasë përgjithmonë … ndikimin e thellë global të Egjiptit të lashtë dhe vazhdimësinë e këtij ndikimi përmes arteve bashkëkohore.”

Fotogaleria e mësipërme rendit disa nga instalacionet kryesore artistike që janë pjesë e kësaj ekspozite e cila bashkon artin antik me atë modern.